Në kuadër të fushatës sensibilizuese “TetorI Rozë”, që i kushtohet ndërgjegjësimit për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, në Poliklinikën e Shkodrës është vërejtur një rritje e ndjeshme e numrit të grave që paraqiten për të kryer mamografi. Specialistja e mamografisë, Valmira Gjonaj bën të ditur se gjatë këtij muaji kryhen mesatarisht 40 deri në 45 mamografi në ditë, një shifër dukshëm më e lartë krahasuar me muajt e tjerë të vitit.
Gjonaj tregon se gjatë muajit tetor janë evidentuar 2-3 raste të dyshuara, që aktualisht janë në proces hetimi mjekësor, ndërsa pjesa tjetër e grave kanë rezultuar me kontroll normal.
Fushata “Tetor Rozë” vijon edhe në ditët në vijim, me thirrjen që gratë të mos e neglizhojnë kontrollin periodik, pasi zbulimi në kohë i sëmundjes shpëton jetë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakKRYEMINISTRI DISKUTON DETAJE PËR “PAKETËN E MALEVE”
Artikulli tjetërNIS PUNA PËR PALESTRËN E SHKOLLËS “28 NËNTORI” NË SHKODËR