Dita e verës duket se nuk është zgjedhur nga shkodranët për ta kaluar në pikat turistike të Malit të Zi. Situata në pikën e kalimin të Muriqanit duket e qetë, ndërsa fluksi i automjeteve ishte i ulët. Sipas autoriteteve doganore lëvizjet më të larta ishin në dalje të territorit shqiptar. Gjatë 24 orëve të fundit përmes kësaj pike kanë kaluar rreth 6000 persona me 2180 automjete.

Levizjet më të larta janë regjistruar në dalje të territorit shqiptarë ku kanë dalur rreth 3700 persona ndërsa kanë hyrë 2100 persona. Aktualisht po punohet me 4 sportele dy në hyrje dhe dy në dalje.

Artikulli paraprakFESTOHET DITA E VERËS NË LEZHË
Artikulli tjetërQYTETARËT VLERËSOJNË AKSIONIN NË HYRJE TË SHKODRËS