Sezoni turistik ka sjell një shtim të ndjeshëm të lëvizjeve në pikën e kalimit kufitarë të Muriqanit . Vetëm gjatë 48 orëve të fundit, përmes kësaj pike kanë hyrë dhe dalë rreth 30 mijë persona, duke shënuar një fluks të lartë lëvizjesh në prag të muajit gusht. Sipas policisë kufitare , fluksi më i lartë është në hyrje të territorit shqiptar, kryesisht me emigrant dhe turistë të huaj që zgjedhin vendin tonë për të kaluar pushimet verore.

Për të përballuar këtë fluks dhe për të shmangur pritjet e gjata, aktualisht po punohet me kapacitet të shtuar, me 3 sportele në hyrje dhe tre në dalje gjithashtu edhe me procedura të përshpejtuara. Ndërsa fluksi i automjeteve vijon të jetë i lartë edhe në segmentin rrugor Muriqan- Shkodër ,ku ditën e sotme vërehej trafik i rënduar .

Ashtu si edhe vitet e kaluara pritet që ky segment rrugorë gjatë muajit gusht të jetë i ngarkuar nga trafiku per shkak te levizjeve te larta te automejteve që vijnë nga pika kufitare e Muriqanit.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakANXHELA PERISTERI ÇEL SEZONIN E AKTIVITETEVE VERORE NË SHKODËR
Artikulli tjetër“NGJYRAT QË DËGJOJNË MUZIKËN”