Urgjenca e spitalit rajonal të Shkodrës po përballet me rritje të ndjeshme të numrit të vizitave ditore, krahasuar me të njëjten periudhë të vitit të kaluar. Mjekia , Ana Kasaj, tregon se paraqiten çdo ditë nga 180 – 200 qytetarë për të marrë ndihmë mjekësore, shumë prej tyre me simptoma që lidhen me të nxehtin përvëlues të ditëve të fundit.
Temperatuart e larta kanë ndikuar kryesishtë tek të moshuarit dhe fëmijët, por nuk përjashtohen edhe të rinjtë.

Mjekia apelon për kujdes maksimal , sidomos tek të moshuarit dhe fëmijët që janë kategoria më e ndjeshme e popullatës gjatë kësaj periudhe.
Ndërsa vala e të nxehtit pritet të vijojë edhe në ditët në vijim, autoritetet shëndetësore apelojnë për kujdes të shtuar për të mbrojtur shëndetin në këto ditë të nxehta vere.

Artikulli paraprakDRONËT UKRAINAS GODASIN RAJONIN E ROSTOVIT NË RUSI, DY PERSONA TË VDEKUR
Artikulli tjetërSITUATË E VESHTIRË NGA ZJARRI NË MIRDITË