Kjo është pamja e bregdetit të Shëngjinit, në këtë fundjave qershori.Temperaturat e larta kame sjellë fluks pushuesish, duke populluar të gjithe vijen bregdetare nga Rana e Hedhur deri në Kune.

Në mesin e pushuesve dominojnë shqiptaret e kosoves, të cilët prej vitesh e zgjedhin Shëngjinin si një nga destinacionet e tyre të preferuara. Ata vlerësojnë jo vetëm bukurinë natyrore të zonës, por edhe mikpritjen, çmimet e arsyeshme dhe përmirësimet e infrastrukturës turistike.

Numri i pushuesve në Shengnjn pritet të jetë në rritje të vazhdueshme gjatë javëve në vijim, ndërkohë që siguria dhe pastërtia janë vënë në fokus të veçantë nga autoritetet vendore dhe operataoret vendas, për të garantuar një përvojë sa më cilësore për të gjithë pushuesit që zgjedhin këtë zonë turistike gjatë këtij sezoni veror.

Artikulli paraprakVALA E TË NXEHTIT DREJT SHQIPËRISË
Artikulli tjetërFESTIVALI UNUM “NDEZ” SHËNGJININ