Rritja e numrit të pushuesve në plazhin e Velipojës ka shtuar fluksin e rasteve që paraqiten të marrin ndihmën mjeksore në qendrën Shëndetësore Verore në Velipojë. Vjollca Vocaj infermiere në qendrën shëndetësore Velipojë shprehet se kohët e fundit po përballen cdo ditë më një numër të madh rastesh të cilët kërkojnë ndihmë në këtë qendër.

Rastet të cilat trajtohen në këtë qendër janë nga më të ndryshmet.

Qëndra shëndetësore verore në Velipojë është ajo e cila ka numrin më të madh të pushuesve në veri të cilët kërkojnë shërbim, për shkak edhe të numrit të madh të qytetarëve të cilët zgjedhin të kalojnë pushimet në plazhin e Velipojës.

Artikulli paraprakSHKODËR, PËRFUNDON RIKONSTRUKSIONI I RRUGËS “1 QERSHORI”
Artikulli tjetërMUZEU “OSO KUKA” I PREFERUAR NGA POLAKËT DHE FRANCEZËT