
Muaji korrik po mbyllet me një fluks të shtuar të lëvizjeve në pikën e kalimit kufitar Muriqan. Sipas të dhënave të siguruara nga kjo pikë kalimi kufitar, janë gjeneruar të dhënat e mbi 62 mijë shtetasve të cilët kanë kaluar përmes kësaj pike kufitare. Nga këta, mbi 23 mjë shtetas kanë dalë dhe 35 mijë shtetas të tjerë kanë hyrë në territorin shqiptar. Gjatë ditëve me fluks të shtuar në pikën e kalimit kufitar është punuar me procedurë të përshpjetuar për të lehtësuar lëvizjen si në dalje po ashtu edhe në hyrje të territorit shqiptar. Me fillimin e muajit gusht, pritet që të ketë ngarkesë të punës në këtë zonë, për shkak të kthimit të emigrantëve të shumtë gjatë pushimeve verore.






