Një mbrëmje me ngjyra dhe ritme aziatike solli Koreja e Jugut në Shkodër. Në skenën e Teatrit “Migjeni”, artistë koreanë prezantuan para publikut elementë të trashëgimisë së tyre kulturore, të ndërthurura me performanca moderne.
Vallëzimet tradicionale, goditjet ritmike të daulleve, demonstrimet e Taekëondo-s dhe këngët e Korit të Fëmijëve u pritën me duartrokitje nga të pranishmit, duke krijuar një atmosferë entuziaste.
Aktiviteti u kthye në një përvojë kulturore për qytetarët shkodranë, të cilët patën mundësinë të njihen nga afër me artin dhe traditat koreane.
Shfaqja kishte për qëllim afrimin e kulturave dhe forcimin e bashkëpunimit artistik, duke sjellë një mesazh bashkimi përmes artit.

Artikulli paraprakTEOLOGIA AIDA SHEGA NDAN MESAZHE FETARE NË SHKODËR
Artikulli tjetërFTESA PËR NË BORDIN E PAQES, RAMA: DOMETHËNËNIE SHUMË E FORTË POLITIKE!