Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka njoftuar se që nga data 28 mars nis fillimi i fluturimeve direkte me Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait (DBX) dhe anasjelltas. Linja ajrore me bazë në Dubai, Flydubai, do të operojë dy herë në javë, të Enjteve dhe të Dielave, me një Boeing 737.

Në njoftimin e TIa thuhet se fluturimet do të nisen nga TIA në 13.30 të pasdites duke arritur në DXB në 21.55 të darkës, të orës lokale. Fluturimi i kthimit niset në 9.35 të mëngjesit, ora lokale, nga Dubai dhe arrin në TIA në 12.30 të drekës.

Njoftimi

Fillojnë fluturimet direkte Tiranë – Dubai më 28 Mars 2021

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njofton fillimin e fluturimeve direkte me Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait (DBX) dhe anasjelltas, duke filluar nga data 28 Mars 2021. Linja ajrore me bazë në Dubai, Flydubai, do të operojë dy herë në javë, të Enjteve dhe të Dielave, me një Boeing 737.

Flydubai do të jetë linja e parë me qendër në Dubai që ofron fluturime direkte në këtë itinerar.

Fluturimet do të nisen nga TIA në 13.30 të pasdites duke arritur në DXB në 21.55 të darkës, të orës lokale. Fluturimi i kthimit niset në 9.35 të mëngjesit, ora lokale, nga Dubai dhe arrin në TIA në 12.30 të drekës.

Kompania ajrore Emirates do të operojë tranzit së bashku me kompaninë Flydubai duke u ofruar udhëtarëve më shumë lidhje pa ndërprerje përmes qendrës ndërkombëtare të aviacionit të Dubait në 155 destinacione duke përfshirë Australinë, Kinën, Oqeanin Indian, Japoninë dhe Azinë Jugore.

Për orarin e plotë dhe çmimet, ju lutemi vizitoni: https://www.flydubai.com/en/plan/timetable ndërkohë që biletat janë në shitje nga 10 Mars 2021.

Artikulli paraprakVRANËSIRA DHE RREBESHE SHIU DOMINOJNË GJATË MËNGJESIT, NJIHUNI SI DO TË JETË PARASHIKIMI I MOTIT PËR DITËN E SOTME
Artikulli tjetërSHKRIMI I PANJOHUR I “NYT” PËR EKSODIN SHQIPTAR: PANTALLONA DHE XHAKETA BLU TË KONSUMUARA QË VININ NGA NJË EPOKË TJETËR FLAKEN NË RRUGICAT E BRINDIZIT…