82 vjeçarja që udhëtoi në hapësirë me miliarderin Jeff Bezos, theu rekordin botëror, duke u bërë njeriu më i vjetër që udhëton në hapësirë.

Sidoqoftë, 82-vjeçarja Wally Funk duket se nuk e ka përjetuar udhëtimin në hapësirë me të njëjtin entuziazëm, si Jeff Bezos.

“Ishte dita ime më e bukur”, është shprehur miliarderi. Ndërkohe 82 vjeçarja, në një intervistë për “Fox News” u shpreh e zhgënjyer, duke thënë se raketa New Shepard nuk shkoi aq lartë sa ajo priste dhe se nuk e pa Tokën nga hapësira.

“Shikoja errësirë teksa ngjiteshim lartë. Mendoja se do shihja tërë botën ,por nuk shkuam aq lartë”, tha Funk.

Ajo shtoi se do donte që udhëtimi të kishte zgjatur më shumë, dhe jo vetëm 10 minuta. Udhëtimi kushtoi 5,5 mln dollarë. Më 20 korrik , ndodhi fluturimi nën-orbital , që zgjati rreth 10 minuta.