Policia i vjen në ndihmë një familjeje ne  Darëzezë,te  Fierit të cilët kishin mbetur të bllokuar nga uji dhe kishin nevojë për ndihmë mjekësore.

Policia evakuon familjen prej 9 anëtarësh dhe transporton për në spitalin rajonal të Fierit kryefamiljarin sëbashku me bashkëshorten të cilët kishin probleme me shëndetin edhe më parë.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të grupit të specializuar të Forcave të FNSH-së Shkodër, i trajnuar nga IPA FLOODS për situata emergjente dhe i pajisur me veshje dhe mjete speciale nga BE-ja, u bë e mundur që në fshatin Darëzezë, të evakuohej e gjithë familja si dhe dërgimi në spital i kryefamiljarit sëbashku me bashkëshorten, pasi vuanin edhe më parë nga shëndeti. Pjesëtarët e tjerë të familjes janë transportuar për t’u sistemuar në ambient të sigurt.

Artikulli paraprakEKZEKUTOHET ME ARMË ZJARRI SHQIPTARI, TJETRI NË LUFTË ME VDEKJEN
Artikulli tjetërDigjet makina në lagjen “Naim Gjylbegu” të Shkodrës