“Vjeshtë 2017” vijon edhe në qarkun e Tiranës. Policia ka ushtruar kontrolle rrugën “Mikel Maruli”. Gjatë kontrolleve të ushtruara janë bllokuar 7 mjete luksoze dhe 1 mjet i blinduar, të dyshuara të blera nga të ardhura të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Nuk i kanë shpëtuar kontrollit as lokalet kazino. Në një lokal kazino ushtrohej aktivitet i kundraligjshëm i lojërave të fatit por dhe i shitblerjes së lëndës narkotike kokainë. Për këtë policia arrestoi pronarin e lokalit, Kristaq Sinaj.

34 vjeçari banues në Tiranë ishte dënuar më parë veprën penale “Armbajtje pa leje. Po procedohet në gjëndje të lirë pronari i lokalit tjetër ku ushtrohej kazino shtetasi S.R., 23 vjeç, banues në Tiranë. Kontrollet janë ushtruar gjatë ditës së sotme 23 shtator.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në lokal kazinon (në pronësi të këtij shtetasi), në rrugën “Mikel Maruli” është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

– 3 doza të dyshuara të lëndës narkotike të llojit kokainë të cilat rezultuan të peshës 1.4 gramë

– 3 tavolina pokeri – 30 fisha për organizim lojërash fati

– enë me mbetje lënde narkotike e dyshuar e llojit kokainë” informon policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasit Kristaq Sina, për veprat penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, “Prodhim dhe shitje të lëndës narkotike”, “Organizim i pa lejuar i lojërave të fatit” dhe “Vënia në dispozicion të lokaleva për lojëra të palejuara”, parashikuar nga nenet 285 / a, 283 / 1, 197 dhe 198 të Kodit Penal dhe për veprën penale “Organizim i palejuar i lojërave të fatit”, në ngarkim të shtetasit S.R., parashikuar nga neni 197 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakKAMPIONATI I TENISIT PËR HERË TË PARË NË SHKODËR
Artikulli tjetërBUSHATI NË SHBA: DO TË REGJISTROJMË SHQIPTARËT JASHTË ATDHEUT