
Kryetari i PD, Sali Berisha, ishte i pranishëm në foltoren e radhës, organizuar këtë të hënë, ku u bëri thirrje intelektualëve të vendit, që të mos bëhen konformistë me regjimin.
Berisha tha se asnjëri nuk duhet dhe nuk mundet të konformohet dhe të pajtohet me këto që ndodhin. Ai i bëri thirrje në veçanti arsimtarëve, që të mos heshtin.
“Por para së gjithash ju banorë të shtëpisë së dijes, anëtarët e inteligjencës së këtij kombi, I keni shumë të mëdha përgjegjësitë ndaj tij”, tha Berisha.
Sali Berisha: Ju drejtohem me këtë rast dhjetëra mijëra mësuesve, mjekëve, juristëve, inxhinierëve, konformizmi me këtë regjim është mëkati më i madh I jetës, nënshtrimi ndaj këtij regjimi, është gabim i pafalshëm. Asnjëri nuk duhet dhe nuk mundet të konformohet dhe të pajtohet me këto që ndodhin. Por para së gjithash ju banorë të shtëpisë së dijes, anëtarët e inteligjencës së këtij kombi, I keni shumë të mëdha përgjegjësitë ndaj tij.
Asnjë prej jush nuk thotë dot se nuk kuptoj cfarë po ndodh. Ju e keni të qartë se kreu i regjimit po përdor mandatet e krimit si parzmore për të mbrojtur veten e tij nga vjedhjet që u ka bërë qytetarëve.






