Qeveria shqiptare ka miratuar një fond prej 13 milionë eurosh për njësitë vendore. Lajmi bëhet i ditur nga Ministri i Mbrojtjes, Piro Vengu.

Në një postim në rrjetet sociale Vengu bën me dije se ky fond do të përdoret për investime në infrastrukturë, mjete, rikonstruksion digash.

Ministri i Mbrojtjes, u shpreh i lumtur që u finalizua me sukses një punë voluminoze pas një periudhe konsultimi në 12 qarqet e vendit bashkë me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.
I lumtur që finalizuam me sukses një punë voluminoze pas një periudhe konsultimi në 12 qarqet e vendit bashkë me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. Tashmë, njësitë vendore në të gjithë Republikën e Shqipërisë mund të nisin nga puna për të forcuar edhe më shumë sistemin e Mbrojtjes Civile, në mënyrë që parandalimi i katastrofave natyrore të bëhet në kohë për të evituar dëmet.
Këshilli i Ministrave miratoi listën e projekteve që njësitë kanë propozuar dhe që parashikojnë investimet në;
– Infrastrukturë
-Mjete
– Rikonstruksion digash
13 milionë euro do të shkojnë për këtë qëllim në mënyrë që bashkitë e të gjithë vendit të nisin sa më parë nga puna për implementimin e projekteve që do ta bëjnë Shqipërinë më të sigurt,tha ai. 

Artikulli paraprakPESË VJET NGA FILLIMI I PANDEMISË COVID-19, OBSH: NË 2 VITET E PARA, MBI 15 MLN PERSONA HUMBËN JETËN
Artikulli tjetërSHBA DHE UKRAINA ARRIJNË MARRËVESHJE PAS 8 ORËSH, KIEVI PRANON ARMËPUSHIMIN 30-DITOR!