
Fondet e Zhvillimit te Rajoneve te cilat ofrohen nga Qeveria Shqiptare, po diskriminojne Bashkite e djatthta.
Nje fakt i tille eshte bere publik ne nje deklarate per shtyp nga Shoqata e Bashkive te Shqiperise, te cilat ngrejne me shqetesim faktin se nga : 1- 61 bashki vetëm 3 bashki të drejtura nga partia demokratike kanë perfituar nga një projekt në vlerë minimale, keto jane :Shkodra , Lezha dhe Devolli në nje total financimi më pak se 1 milion dollar. Nga 45 projekte që miratoi KZHR, vetem në 3 projekte janë perfitues baskite e djathta, të cilat kanë pregaditur dhe dërgua për financim në qeveri mbi 50 projekt propozime. Totali tjeter i financimit ka shkuar i gjithi për bashkitë socialiste që kanë perfituar mbi 90% të totalit për finacim nga FZHR në ketë thirrje. Këto financime nuk sigurojnë balancim dhe harmonizim të drejte të shpërndarjes së investimeve rajonale dhe mbarkombetare.Keshtu në Qarqet Shkoder, Lezhe dhe Kukës janë qarqet që perfitojnë më pak se çdo qark tjeter investime. Sa me sipër referuar fakteve dhe treguesve zyrtarë, Shoqata e Bashkive të Shqipërise ndjehet e keqardhur për këtë qasje jo reale, jo të drejtë, jo të barabartë dhe diskriminuese nga ana e qeverisë ndaj bashkive të djatha. Shoqata e Bashkive kërkon publikisht Kryeministrit të ndryshoje këtë standart të njeanshemërisë dhe jo të drejtë, dhe të jetë bashkëpunues dhe mbështetes i barabartë për të gjithe bashkite pamavarsisht perkatesisë politike. Shoqata e Bashkive siguron se do jetë bashkëpunese dhe mbështetëse e çdo iniciativë me interes publikë qoftë nga qeveria qëndrore, qoftë nga qeveria vendore dhe ju bën thirrje bashkive të jenë kerkuese deri në fund të të drejtave të tyre, të të drejtave të komuniteteve të tyre, dhe të perfaqeësojnë me dinjitet qytetarët e tyre dhe të sfidojne çdo nisem, iniciatie apo vendim që nuk vjen në perputhje me të drejtat Kushtetuese të tyre dhe në perputhje me Kartën Evropiane të Vetqeverisjes Vendore.


