Biblioteka Universitare Shkoder ka nisur aktivitetin e saj 60 vite më parë , fondi i librave në këtë bibliotekë është tepër i gjerë .

Drejtoresha Alida Luka pohon se janë plot 8 seksione te ndryshëm librash : librat albano-balkanologjik, librat shqip dhe ne gjuhe te huaj , biblioteka austriake , serialët dhe periodikët , media e shkruar dhe materiale jo libër .

Këtë fond mund t’a gjejmë edhe online ne faqen e bibliotekës universitare . Gjithashtu, drejtoresha Luka shprehet se ne biblioteken universitare kushtet janë mjaft të favorshme për studentët të cilët studiojnë aty , ka plot 300 vende dhe 3 salla studimi .

Nga ana tjetër, drejtoresha Luka pohon se risitë e këtij viti janë aktivitetet në kuadër të 60 vjetorit të krijimit të kësaj biblioteke . Në bashkëpunim me bibliotekën “Marin Barleti “ është krijuar edhe portal i arkivave digjital i cili pasuron veprat kulturore .