
Fondi i Detyrueshëm i Sigurimeve Shëndetësore në Shkodër ka zhvilluar analizën një vjeçare për vitin 2015.
Drejtori Arvit Osja bëri të ditur se plani financiar është realizuar në masën 91% me 486 milion lekë nga 530 milion të parashikuara. Për vitin 2015 drejtori Osja bëri të ditur se vlera totale e gjobave të vendosura është 3 milion lekë, 1 milion më shumë se në vitin 2014. Gjatë analizës detyrat për vitin e kaluar rezultuan të kënaqshme ndërsa drejtori Osja tregoi edhe se ku është fokusuar. Gjatë analizës morën pjesë edhe dy drejtor drejtorish nga Tirana të Fondit të Detyrueshëm të Sigurimeve Shëndetësore dhe pjesa e stafit bashkë me drejtorët e qendrave shëndetësore.






