
Njëri prej autorëve kryesor të dyshuar në rrahjen masive në Shkodër është arrestuar nga policia e Shkodrës.
Forcat “Shqiponja” kanë bërë të mundur arrestimin e 17 vjeçarit A.K i cili dyshohet si një prej personave kryesor në këtë konflikt.
17 vjeçari është vëllai i një personi tjetër që është nxënës në shkollën e mesme “Shejnaze Juka” ndërsa edhe personi tjetër i konfliktuar me dy vëllezërit është nxënës i shkollës.
Në këtë konflikt mbetën tre të dëmtuar nga sende të forta dhe thikë ndërsa janë jashtë rrezikut për jetën.






