Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kryeparlamentarin e Egjiptit, Hanafy El Gebaly. Takimi në fjalë vjen në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare.

Kreu i qeverisë shqiptare bisedoi me Hanafy El Gebaly në lidhje me forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Kujtojmë se dje Rama takoi homologun e tij egjiptian. Qeveria shqiptare nënshkroi dje tre marrëveshje që kanë të bëjnë me bashkëpunimin e dy vendeve në fushat e sigurisë dhe të kulturës.

Rama tha dje se së shpejti do të kemi një linjë të re të përbashkët Kairo-Tiranë.

Artikulli paraprakVENDI I DYTË NË EVROPË PËR FATALITETET, JA SHTETI QË REGJISTRON NUMRIN MË TË LARTË TË RASTEVE ME COVID-19 QË PREJ KORRIKUT
Artikulli tjetërJA KU PO E KALON KËTË TË DIELË PRESIDENTI META