E gjithë vëmendja është e fokusuar në Tel Aviv, aty ku Shqipëria e drejtuar nga Edi Reja do përballet me Izraelin. Tashmë janë bërë publike edhe formacionet, me të dy përfaqësueset që i kanë njohur të gjithë me rreshtimet për takimin në Bloomfield Stadium.

“Timonieri” i kuqezinjve, Reja ka preferuar të ndërrojë skemën, teksa nga 3-5-2 ka kaluar në 4-3-1-2.

Shqipëria e ka detyrim fitoren, si e vetmja mënyrë për të besuar e shpresuar te vendi i parë në grup. Aktualisht, Kombëtarja jonë është në vendin e 3-të me 1 pikë. Rivalët tanë janë mjaft komod, pasi kryesojnë grupin.

Ii