
Serie A italiane mirëpret në orën 18:00 Inter-Roma. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.
Nga minuta e parë për kryeqytetasit nuk e nis Marash Kumbulla. Mbrojtësi shqiptar është preferuar që të lihet në stol, me shpresën se Mourinho do e aktivizojë në pjesën e dytë.
Te kampionët e Italisë, sulmi është i frikshëm dhe përbëhet nga Dzeko-Lautaro. Nuk mungon as Perisic, i cili ka qenë tejet vendimtar këto takimet e fundit.
Interi kërkon një fitore që do i jepte përkohësisht vendin e parë në rënditje, ndërsa romakët duan suksesin për Europën.
INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Dimarco; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Lautaro Martinez, Dzeko.
ROMA (3-5-2): Rui Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez; Karsdorp, Mkhitaryan, Sergio Oliveira, Pellegrini, Zalewski; El Shaarawy, Abraham.