Bëhet publik formacioni zyrtar me të cilin Shqipëria do të nisë sfidën e parafundit të eliminatoreve të Botërorit, kundër Andorrës në transfertë. Sylvinho, i vetëdijshëm për faktin se përballë një kundërshtari modest duhet me çdo kusht fitorja, ka hedhur në fazën sulmuese tre lojtarë: Brojën nga e djathta, Manaj në qendër dhe Hoxha nga e majta. Në mesfushë mbetet e pandryshuar treshja Asllani-Shehu-Laçi. Para portierit Strakosha rreshtohen Hysaj, Gjimshiti, Ajeti dhe Mitaj. Fitorja e mundshme e Shqipërisë, e kombinuar me humbjen e Serbisë ndaj Anglisë, u siguron kuqezinjve vedin e dytë.

Barazimi i mundshëm mes Anglisë dhe Serbisë me fitoren e Shqipërisë fut në lojë golaverazhin në raundin e fundit, ku Serbia pret Letoninë dhe Shqipëria Anglinë. Nëse fiton Serbia në Angli, atëherë Shqipëria do të ketë nevojë për fitore edhe në takimin e fundit në ‘Air Albania’, kundër ‘Tre Luanëve’.

Formacionet zyrtare:

Andorra (5-4-1): Alex Ruiz, Borra, Llovera, Olivera, San Nicolas, Rodrigo, Babot, De las Heras, Cervos, Rosas, Lopez Trajner: Koldo Alvarez

Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Hysaj, Gjimshiti, Ajeti, Mitaj; Shehu, Asllani, Laçi; Hoxha, Broja, Manaj Trajner: Sylvio Mendes Campos Junior

Artikulli paraprakILIR PRODA NËNSHKRUAN MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI ME HOMOLOGUN ITALIAN
Artikulli tjetërBEDRI HAMZA SHPALL KANDIDATURËN PËR KRYETAR TË PDK