
MIKE RIKUEPERON 10 VENDE, FITON TROFEUN E DEBUTUESIT MË TË MIRË. Mbiermi Schumacher për pak vite mund të rikthehet sërish në podiumet kryesorë të Formulës një. Këtë sinjal ka dhënë pikërisht djali i kampionit absolute në sportin më të shpejtë në botë, Michael Schumacher.
Mike Schumacher ka debutuar suksesshëm duke tërhequr vëmenjen e të gjitha mediave botërorë. Djali 16-vjeçar i 7 herë kampionit të botës në Formula 1 ka marrë pjesë në Formula 4 në garën e tij të parë që u zhvilluar në Gjermani ditën e shtunë. Aty ku ai e nisi nga vendi i 19, e mbërriti në fund në vendin e 9. Një vend ndoshta, jo shumë për t’u lavdëruar, nëse do të bëhej fjalë për pretendime për trofe, por ia vlen, sipas të gjithë specialistëve, të përgëzohet për garën e zhvilluar dhe për pozicionet e shumta të rikuperuara. E pikërisht me këtë vend të 9 ka ardhur edhe trofeu i parë, që nuk ka të bëjë me vendet e podiumit, por ka një tjetër stimul: debutuesi më i mirë në garën e fituar nga bashkëkombasi i tij, Marvin Dients.. Me kërshëri priten garat e tjera, por djali i kampionit të botës, që ende po rikuperohet nga aksidenti i rëndë i Alpeve në Marbella, premton për sukses. Specialistët e krahasojnë atë me babain e tij dhe pritshmëritë për të janë shumë të mëdha në vitet e ardhshme, për tu rikthyer fuqishëm në kampionatin botëror të Formulës 1.