Në Shkodër është zhviluar sot Forumi Ndërkombëtar Rinor BalCARE, një nismë tre-ditore që mbledhrreth 50 të rinj nga 13 vende të Evropës dhe Mesdheut. Gjatë tre ditëve, pjesëmarrësit do të angazhohen në ëorkshope mbi të drejtat gjinore, advokimin qytetar dhe veprimet ndaj ndryshimeve klimatike. Presidentja e COSPE, Anna Meli, theksoi se përfshirja rinore është thelbësore për ndërtimin e politikave që kujdesen për njerëzit dhe planetin. Ajo shtoi se të rinjtë janë forca e ndryshimit dhe se COSPE do të vazhdojë t’i mbështesë në çdo nismë.
“Ky forum bashkon 70 nisma rinore nga 13 vende evropiane dhe mesdhetare. Ata mblidhen këtu për të bashkuar ide, propozime për fushata dhe veprime avokimi për t’i çuar në nivel evropian dhe mesdhetar. Të rinjtë kanë nevojë për dëgjim për një axhendë që vërtet kujdeset për njerëzit dhe planetin. Të rinjtë janë forca e ndryshimit të këtyre shoqërive, duhet t’i dëgjojmë dhe duhet t’i bëjmë protagonistë.”
Të pranishëm ishin edhe zv.rektorja e Universitetit të Shkodrës Blerta Dragusha dhe zv.kryetarja e Bashkisë, Teuta Qyteza të cilat vlerësuan rëndësinë e forumit si një hapësirë bashkëpunimi, aktivizimi dhe fuqizimi të të rinjve.
Forumi zhvillohet më 19 dhe 20 nëntor në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, ndërsa dita e fundit, më 21 nëntor, do të mbahet në Europe House, në Tiranë.
Forumi BalCARE është pjesë e projekteve të COSPE-s, të financuara nga Bashkimi Europian dhe Iniciativa Evropiane Qendrore, me qëllim promovimin e një qytetarie aktive dhe veprimesh konkrete për mbrojtjen e njerëzve dhe planetit.

Artikulli paraprakDAJÇ, VIJOJNË PROBLEMET ME ENERGJINË ELETRIKE
Artikulli tjetërSHKODËR, ZHVILLIMET NGA RENDI NË 24 ORË