Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka do të udhëtojnë në datat 1-2 shtator drejt Ljubljanës të Sllovenisë. Qëllimi i kësaj vizite zyrtare është forumi strategjik i BE-së, në të cilën do të jetë në fokus e ardhmja e Evropës dhe përgjigja efektive e sfidave aktuale, mes tyre edhe COVID, pandemia e cila ka “gjunjëzuar” botën. Të pranishëm në këtë forum do të jenë edhe përfaqësues të BE-së, KE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Temat e diskutuara në ditën e parë të Forumit do të përfshijnë rimëkëmbjen pas pandemisë, transformimin e gjelbër dhe dixhital dhe të ardhmen e procesit të zgjerimit të BE-së, ku kjo e fundit është tradicionalisht një nga diskutimet më të vizituara në Forum. Rëndësia e temës do të jetë edhe më e madhe këtë vit, pasi paneli ndjek miratimin e një metodologjie të re të zgjerimit dhe i paraprin samitit BE – Ballkani Perëndimor në tetor. Në ditën e dytë të takimit, bisedimet do të përqendrohen në rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë dhe rimëkëmbjen e turizmit, forcimin e BE-së.

Pas mbërritjes nga Sllovenia, në 3 shtator, kreu i qeverisë do të niset drejt Italisë, kur shënohet 30 vjetori i zbarkimit të 20,000 shqiptarëve në anijen e Vlorës në Bari.

Artikulli paraprakFOTO/ KY ËSHTË USHTARI I FUNDIT AMERIKAN QË U LARGUA NGA KABULI PAS MESNATËS
Artikulli tjetërRAMA KRITIKA TË FORTA NATO-S: KA PËRGJEGJËSI TË SHPËTOJË AFGANËT! ALEANCA USHTARAKE MË E FUQISHME NË BOTË S’MUND TË BËHET PA SHTYLLË KURRIZORE!