Janë publikuar pamjet e shpërthimit të makinës jashtë një spitali në Liverpul. Ndërkohë që tre persona janë arrestuar në Britaninë e Madhe, pas shpërthimit, ku humbi jetën një person e një tjetër mbeti i plagosur.

Drejtuesi i mjetit i cili është pagëzuar nga mediat edhe si heroi i ngjarjes, u plagos dhe është ne gjendje të qëndrueshme në spital.

Siç mësohet, ai kishte mbyllur brenda taksisë pasagjerin e dyshuar pak momente para shpërthimit, në atë që autoritetet po e trajtojnë si sulm të mundshëm terrorist.