Ambasadori i OSBE në Shqipëri Bernd Borchardt ka zhvilluar një takim me ish-deputeten demokrate Grida Duma. Borchardt dhe Duma janë fotografuar së bashku në një kafe në kryeqytet teksa bisedojnë shumë të përqendruar. Madje ambasadori i OSBE ka në tavolinë dhe një bllok shënimesh ku me sa duket sapo ka shkruar diçka.

Nuk dihet se cila ka qenë tema e bisedës mes të dyve por sigurisht që aktualiteti politik nuk mund të jetë shmangur nga takimi, aq më tepër që OSBE është shprehur kundër djegies së mandateve nga opozita.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPD TRYEZË ME GAZETARË, BASHA: PA MEDIA TË LIRË, NUK KA DEMOKRACI
Artikulli tjetërSHKODËR, 2400 FËMIJË FREKUENTUAN TEATRIN NË 1 VIT