Partia Demokratike dega Shkodër ka reaguar pas vendosjes së banderoles mu në mes të qytetit të Shkodrës, mbi RTSH Shkodër. Në shkrimin e PD-së thuhet se ky është një provokim i ulët i qytetit dhe i qytetarëve shkodranë nga kusarët në ikje të Edi Ramës.
Në reagimin e PD shkruhet :

Edi Rama mos luaj me Shkodren dhe me shkodranët. Provokim i ulët i qytetit dhe i qytetarëve shkodranë nga kusarët në ikje të Edi Ramës. Në godinën e institucionit publik që paguhet me taksat tona, Televizioni Shqiptar mori pamjen e një zyre elektorale. Si bojaxhinjtë e natës, sot në dreke u shpalos një banderole e porositur nga Edi Rama dhe sejmenët e fundit të pushtetit në ikje. Me tentativën e turpshme për të fyer Shkodren dhe shkodranët, nderin dhe dinjitetin e tyre, Edi Rama mori përgjigjen ashtu si do ta marrë nga Shkodra dhe e gjithë Shqipëria me 25 Prill. Asgjë dhe askush nuk do ta ndalë fitoren e Partisë Demokratike dhe kthimin e Shqipërise, shqiptarëve.
Janë turpi dhe faqja e zezë e Shkodrës! Shqipëria fiton!