Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali, është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjellë në jetë një djalë, të cilin e ka pagëzuar me emrin Eden.

Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë Bilali, e cila ka postuar në Facebook një foto me dorën e të birit.

“Sot bota mori një dimension tjetër. Eden na e plotësoi familjen. Faleminderit të gjithëve për urimet”, ka shkruar ministrja krahas fotos, në të cilën ka marrë urime të shumta nga miqtë dhe ndjekësit e saj.

Artikulli paraprakSHPËRTHIMET NË NORD STREAM, KËSHILLI I SIGURIMIT I OKB MBLEDHJE URGJENTE TË PREMTEN
Artikulli tjetërU KUALIFIKUAN PËR HERË TË PARË NË FAZËN E GRUPEVE TË UEFA CHAMPIONS LEAGUE, SPAHIJA URON VLLAZNINË E FEMRAVE