Një rumun u shpall fajtor nga gjykata dhe u dënua 30 muaj burgim, pasi u shpall fajtor se kishte dashur të trafikojë dy shqiptarë në Britaninë e Madhe, duke i fshehur nën dyshemenë e kamionit.

Në pranga përfundoi Stefan-Gabriel Bucur nga Rumania, që mori dënimin nga ana e Gjykatës së Kurorës në Canterbury. Bucur u ndalua nga oficerët e Forcave Kufitare gjatë kontrolleve në hyrje të Dover Eastern Docks rreth orës 09:15 të pasdites më 7 shkurt, shkruajnë mediat e huaja.

This slideshow requires JavaScript.

 

Dy shtetasit që rumuni po tentonte që të kalonte drejt Britanisë së Madhe ishin shqiptarë. Mediat britanike shkruajnë se shqiptarët po trajtohen atje nga ana e autoriteteve të emigracionit.

Zëvendësdrejtori i Forcave Kufitare Martin Coates tha se shqiptarët ishin “mbërthyer” në një hapësirë, që ngjante sikur të jetë arkivol. “Oicerëve iu deshën më shumë se 20 minuta për të hequr bulonat dhe bordet. Fatmirësisht ata ishin në gjendje të mirë shëndetësore kur i gjetëm.”, tha Coates.