Në verilindje të Gramshit, pranë fshatit Kabash e Bardhaj ndodhen kanionet e bukura të Holtës.

Në afërsi të kanioneve ka nisur puna për ndërtimin e HEC-it të Holtës, që është kundërshtuar gjerësisht me protesta nga banorët dhe ambjentalistët.

Në dokumentet për marrjen e lejes vërehet dhe një përplasje mes institucioneve. Madje drejtoria teknike në ministrinë e Mjedisit ka shprehur rezerva mbi situatën. Bazuar në koordinatat e dhëna mund të preket një kanion është e nevojshme të merret mendimi i administratës së zonës së mbrojtur.

Protesta ka vënë në lëvizje deputetët.Opozita kërkon anulimin ndërsa 7 deputetët e maxhorancës kanë ndërmarrë nismën për të kërkuar verifikimin e procedurave.

Artikulli paraprakELSEID HYSAJ “ÇMEND” SARRIN
Artikulli tjetërLEZHË, SEKUESTROHET PASURI ME VLERË 5.2 MLN EURO