Një student inxhinierie 23-vjeçar po shkrepte disa fotografi të kafshëve të egra që ndodheshin në parkun natyror të Tadobës, në Indi, kur arriti të fiksojë disa pamje vërtetë mbresëlënëse.

Bëhet fjalë për një ekzemplar të një leopardi të zi, një variant i rrallë leopardi, lëkura e të cilit merr ngjyrën e zezë nga melanina e tepërt si rezultat i një modifikimi gjenetik.

Felini nuk ishte parë kurrë në park, por me sa duket temperaturat e larta, mbi 45 gradë atë ditë, e kishin shtrënguar të dilte në kërkim të ujit.

“Nuk kisha parë kurrë diçka kaq të bukur, nuk lëvizja dot nga hutimi. Njerëzit mund ta kenë parë zakonisht për pak sekonda, ndërkohë që unë pata mundësinë ta fotografoja për rreth 40 minuta”, tregon studenti.