Të realizuara nga mamaja e saj, Dukesha e Kembrixhit, këto janë fotot e Princeshës 6 muajshe Charlotte.

Vogëlushja nuk është parë në publik që nga pagëzimi i saj në korrik të këtij viti. Kate dhe William i publikuan fotot e vajzës ditën e sotme për të shprehur mirënjohjen ndaj mediave britanike të cilat kanë qëndruar larg rritjes së fëmijëve të tyre. Me flokët e saj të zeza princesha e vogël ngjason më shumë me mamanë e saj ndryshe nga vëllai i saj 2 vjeç, Princ George i cili është bjond si babai i tij. Fotot janë bërë në Anmer Hall, shtëpinë e e familjes mbretërore në Norkfolk në fillim të muajit nëntor.