Një banesë është përfshirë nga flaket në fshatin Dedaj të Shkrelit në Malësinë e Madhe.

Sipas të dhënave zjarri ka ardhur si pasojë e një rrufeje. Flakët janë përhapur me shpejtësi në banesë dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi Arben Ivanaj, 50 vjeç, cili si pasojë e plagëve të marra nga zjarri ka ndërruar jetë ne spital.

Viktima po qëndronte në banesën e komshiut te tij. Grupi hetimore i policisë është nisur drejt vendit të ngjarjes ndërkohe që kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse për shuarjen e flakëve të zjarrit.

NJOFTIMI I POLICISË

Malësi e Madhe/Informacion paraprak

Më datë 09.06.2022, në orën 13:15, në fshatin Dedaj, Malësi e Madhe, dyshohet se për shkak të goditjes së rrufesë është krijuar shkëndijë elektrike në banesën e shtetasit P. Ç. 63 vjeç.

Për pasojë është djegur pjesërisht banesa, si dhe ka pësuar djegie në trup, shtetasi A. I., 51 vjeç, banues në fshatin Dedaj, Malësi e Madhe, që po qëndronte në këtë banesë, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Artikulli paraprakLAJMI I FUNDIT/ RRUFEJA GODET BANESËN NË MALËSI TË MADHE, HUMB JETËN 50-VJEÇARI
Artikulli tjetër“KAPARDISENI NË LUKS, ME SWAROVSKI”, BERISHA PËRPLASET ME MANASTIRLIUN: KE BËRË TENDERA SEKRETË, E KE VENDIN TE…! MINISTRJA: JE HIPOKRIT!