Dy persona kanë vjedhur nën kërcënimin e thikës banesën e tre studentëve në lagjen nr. 15, Durrës në Durrës.

Një prej autorëve, 22-vjeçari me iniciale S. A., është kapur nga policia gjatë ndjekjes, ndërsa tjetri ka mundur të largohet.

Por ky i fundit është identifikuar nga uniformat blu si shtetasi me iniciale S. A., banues në Vlorë dhe është shpallur në kërkim.

“Njëri prej studentëve ka njoftuar Policinë dhe është vënë në ndjekje të autorit. Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, dhe ndihmës së banorëve të zonës është bërë e mundur kapja në flagrancë e njërit prej autorëve, konkretisht S. A., 22 vjeç, banues në Vlorë, me precedent penal në fushën e vjedhjes.

Ndërsa autori i dytë u identifikuar si S. A., banues në Vlorë dhe vijon puna për kapjen e tij,”-informojnë unifromat blu.

Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm në banesën ku jetonin me qira tre studentët.

Nën kërcënimin e një thike autorët u kanë marrë studentëve një shumë prej 800 eurosh.
Dy vlonjatët raportohet se kishin disa ditë që jetonin me qira në një nga hyrjet e pallatit ku jetonin edhe tre studentët.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 telefona, dy çanta dore dhe një sasi parash.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakHYN ME FORCE NE BANESE DHE E PËRDHUNON,ARRESTOHET
Artikulli tjetërFUTBOLLISTIN SERB QE LUAN NE SHQIPERI E KAP KORENTI TEKSA BENTE DUSH