Një 27-vjeçar i sapo dalë nga burgu dyshohet se është autori i dy grabitjeve të ndodhura në harkun e tre ditëve në qytetin e Durrësit.

Policia ka identifikuar Astrit Thaçin si autor të grabitjes me pasojë plagosjen e një 42 vjeçari në shtëpinë e tij dhe një pikë kredish në qytetin bregdetar.

Astrit Thaçi, një 27 vjeçar me precedentë penalë, është autori i autori i grabitjes që përfundoi me plagosjen e 42 vjeçarit Rexhep Terziu në banesën e tij në lagjen 13 të qytetit të Durrësit.

I riu që sipas burimeve sapo kishte dalë nga burgu është po ashtu i dyshuar edhe për grabitjen e pikës së kredive Kredo. al, ngjarje e ndodhur të shtunën në qytetin bregdetar.
Ai identifikuar nga Policia mbi bazë të provave që ai ka lënë në vëndngjarje dhe veshjes që ai përdori.

Rreth 100 metra larg banesës që ai tentoi të grabisë u sekuestrua edhe makina e 27 vjeçarit ku u gjet edhe një sasi lënde narkotike.

Policia e Durrësit thotë se mbi këto prova e ka shpallur atë në kërkim dhe po punon për ta vënë në pranga.

Tentativa e grabitjes që përfundoi me plagosje u shënua rreth orës 20: 30 në lagjen 13 ku banon edhe vetë autori.

27 vjeçari hyri i maskuar dhe i armatosur në banesën e familjes Terziu për të vjedhur, por pasi u zbulua nga kryefamiljari Rexhet Terziu të cilin e qëlloi me pistoletë në këmbë.
Ky i fundit ka thënë për grupin hetimor, se sapo ishte kthyer në shtëpi kur ka dëgjuar zhurmë. Ai është konfrontuar me hajdutin që për ti shpëtuar kapjes e qëlloi.

42-vjeçari mori ndihmën e parë në spitalin e Durrësit dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Durrësit ka dyshime të forta se 27-vjçari Thaçi, i dënuar për vjedhje më parë edhe në Itali e Shqipëri është edhe autor i grabitjes së pikës së kredive Kredo. al.

Për këtë ekspertët po analizojnë të gjurmët e marra në të dy vendngjarjet, ndërkohë që blutë vijojnë kërkimet për ta vënë në pranga.