Historia dhe vuajtjet në ish-burgun famkeq të Spaçit në Mirditë, janë prezantuar përmes një ekspozite të titulluar “Fraktura”, më autor ish të burgosurin polilitik Fatos Lubonja dhe artistin Ardian Isufi.

Brenda rrënojave të burgut, janë ekspozuar artifakte, instalacione, kujtime, sende, dokumente, por dhe rrëfime të cilat tregojnë historinë e një institucioni që de jure ka patur detyrën kryesore të administrojë vuajtjen e të burgosurve, por de fakto ka realizuar izolimin e plotë dhe tentuar asgjësimin e Njeriut. Kjo ekspozitë u hap në kuader të diteve të kujteses me mbështetjen e fondacionit Gjerman Konrad Adenaider, përfëqësues të së cilit u shprehen se nuk duhet harruar e kaluara e erret në shqipëri dhe duhet tju përcillet brezave.

Ekspozita “FRAKTURA” sendërton një ndërhyrje artistike alternative – shoqëruar me një diskutim publik – në një vend të rëndësishëm të kujtesës kolektive shqiptare si burgu i sigurisë së lartë i Spaçit, në të cilen vuajtjen duke humbur dhe jeten shumë përsona gjatë regjimit komunist.

Artikulli paraprakLAHUTA 200 VJEÇARE RUHET NË LEZHË
Artikulli tjetërMBYLLET FESTIVALI TEATROR I SHKOLLAVE, SHPALLEN FITUESIT