Ai që do të hyjë në rrjetet sociale do ti nënshtrohen lejes prindërore. Kjo do te aplikohet për fëmijët nën 16 vjeç ne France? Kjo masë është një nga komponentët e projekt-ligjit të dedikuar për mbrojtjen e të dhënave personale të paraqitura këtë të mërkurë në Këshillin e Ministrave.

Adoleshentët mund të mos pëlqejnë idenë e qeverisë. Për të mbrojtur ata, ekzekutivi ka në plan të ndalojë nën 16 vjeç të regjistrohet në një rrjet social, siç është Facebook, pa lejen e prindërve. Zyrtarë të qeverisë franceze njoftuan të mërkurën se, kjo masë është një komponent i projekt-ligjit mbi mbrojtjen e të dhënave personale. Mbetet për t’u parë se si kompanitë në fjalë do të shikojnë në lidhje me marrjen e moshës reale të një përdoruesi. Dhe gjithashtu çfarë ndodh me 16-vjeçarët e tanishëm qe janë të rregjistruar. Ka shumë pyetje që dalin nese ata duhte ti crregjistrojna ata apo jo. Aktualisht, mosha e kërkuar nga Facebook për të hyrë në platformën e saj është 13 vjeç, sipas kushteve të përdorimit. Por në fakt, të rinjtë regjistrohen duke i dhënë moshën e kërkuar nga rregullorja, pavarësisht nëse kanë arritur ose jo ate moshe. Si rezultat, prindërit mund të kenë nevojë të mbajnë nene kontroll të afërt jetën digjitale të fëmijëve të tyre.

Ky rregull i ri është pjesë e një projekti më të madh të ligjit, sipas direktivave europiane mbi të dhënat personale që do të zbatohet në maj 2018. Ai synon të sigurojë transportueshmëri e të dhënave personale të një platforme dixhitale një tjetër, për të forcuar informacionin e qytetarëve dhe të drejtat e tyre të aksesit, korrigjimin dhe fshirjen e të dhënave. Në këmbim, ajo gjithashtu planifikon të thjeshtojë rregullat për aktorët ekonomikë. Kështu, kompanitë dhe shërbimet që shfrytëzojnë të dhënat personale nuk do të duhet më të kryejnë kontroll direkt, por vetëm një pas. Me përjashtim të të dhënave që konsiderohen më të ndjeshme, thanë burime zyrtare. Paralelisht, “sanksionet (për shkelësit me këto dispozita të reja,) do të forcohen ndjeshëm”.