Francezët i drejtohen sot kutive të votimit në të parat zgjedhje që pas sulmeve terroriste të 13 nëntorit në Paris ku mbetën të vrarë 130 persona. Bëhet fjalë për raundin e parë të zgjedhjeve rajonale ku e djathta ekstreme e Frontit Kombëtar shpreson të fitojë pikë bashkë me republikanët e drejtuar nga ish presidenti Nicolas Sarkozy.

Sipas sondazheve që të dyja partitë pritet të marrin 30 % të votive, ndërsa presidenti Hollande rreth 22 % dhe pritet të humbasë kontrollin e disa rajoneve. Ndaj këto zgjedhje konsiderohen si test për mbështetjen e francezëve ndaj mënyrës së si qeveria e Fransua Holland iu përgjigj sulmeve të Parisit. Qëndrat e votimit janë hapur në orën 8 të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën 20.00 ndërsa janë rreth 44 milion francezë me të drejtë vote. Sipas sondazheve pritet që liderja e Frontit Kombëtar Marine Le Pen, të fitojë në rajonin verior, ndërsa mbesa e saj kryeson në jug të vendit. Kjo do të ishte hera e parë që Fronti Kombëtar fiton ndonjë prej rajoneve franceze. Një sondazh i fundit i opinionit publik tregon se popullariteti i Frontit Kombëtar është rritur mes 4 dhe 7 përqind që prej sulmeve në Paris.

Artikulli paraprakNË SHELQET NJË TREG NË NATYRË, NA SHOQËRON ÇDO FUNDJAVË
Artikulli tjetërDALIPI: PRISHJE NDËRTIMESH EDHE NË ISH-KOMUNAT