Avionët ushtarakë francezë kanë bombarduar njërën nga pozicionet më të famshme të militantëve të Shtetit Islamik në veri të Sirisë, saktësisht në qytetin e Raqqas.

Ministria franceze e Mbrojtjes, përmes një deklarate, ka deklaruar se janë bombarduar një qendër rekrutimi të xhihadistëve, një kamp trajnimi dhe një depo e armëve. Mësohet se avionët francezë kanë kryer 20 sulme, të parat që pas sulmeve të Parisit të premten në mbrëmje. Kjo është një sinjal i qartë i shtetit francez se pavarësisht kërcënimeve të ISIS, ata do të vazhdojnë të jenë pjesë e aleancës si dhe do të vazhdojnë luftën kundër tyre.