Parisi zyrtar nuk e vë në dyshim perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Kështu u shpreh sekretarja e Francës për Evropën Amelie de Montchalin. Montchalin thotë se Franca dëshiron të jetë e sigurt se kushtet e vendosura për negociatat do të përmbushen dhe se vetë procesi do të dëshmojë të jetë i dobishëm dhe me rezultate të mira në terren sa më shpejt të jetë e mundur.

Ajo këto komente i bëri në Zagreb, pas një takimi me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviç, për vendimin e Parisit për të mos mbështetur hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë, raporton KosovaPress.

“Franca ka një qëndrim të qartë për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, ajo është angazhuar për shumë vite dhe nuk e vë në dyshim. Ne thjesht duam të sigurohemi që kushtet e përcaktuara për hapjen e negociatave do të përmbushen,” tha Montchalin.

Sipas saj, procesi i negociatave nuk është thjesht plotësimi i një pyetësori dhe nuk është vetëm një proces ligjor dhe administrativ, por një proces që sjell “vlera të shtuara evropiane në terren”.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakEDHE PA EMIGRACIONIN, SHQIPËRIA PO ‘TKURRET’/ SHTESA NATYRORE E POPULLSISË RA 17% NË TREMUJORIN E TRETË
Artikulli tjetërANKTHI I MËNGJESIT – NGA SE SHKAKTOHET DHE SI TA PËRBALLONI