Franca ka mbajtur një shërbim përkujtimor kombëtar për 130 personat që humbën jetën pas sulmeve terroriste të dy javëve më parë. Rreth 1000 persona morën pjesë në shërbimin përkujtimore në qendër të Parisit, përfshi presidentin Francois Hollande, të mbijetuar të sulmit dhe familjarë të viktimave.

Një minutë heshtje u mbajt në nder të viktimave dhe u lexuan emrat e tyre. Autorët me armë zjarri dhe rripa me eksplozivë sulmuan një numër vendesh në kryeqytetin francez. Më vonë Shteti Islamik mori përgjegjësinë e sulmit. Në fjalimin e tij, Presidenti Hollande tha se Franca “do të bëjë gjithçka për të shkatërruar këtë grup terrorirst” . Ai u betua se Franca do të përgjigjet me më shumë muzikë, koncerte, ngjarje sportive. Megjithatë jo të gjithë familjarët e viktimave pranuan ftesën për të marrë pjesë në shërbimin përkujtimore në kompleksin e madh Invalides Les, ku ndodhet një muze ushtarak dhe varri i Napoleonit. Familja e një prej viktimave tha për mediat franceze se ata nuk e pranuan ftesën pasi nuk është bërë mjaftuehsëm për të mbrojtur kombin.