Franca nis fushatën e re anti-xhihad

 

Franca ka nisur një fushatë të re në interent që synon parandalimin e të rinjve për t’iu bashkuar xhihadit. Fushata filloi këtë të premte dhe u zbulua nga kryeministri francez Manuel Valls. Qeveria franceze pretendon se ka pasur një rënie domethënëse të numrit të njerëzve që shkojnë për të luftuar në Siri dhe Irak. “Masat e sigurisë që prej vitit 2015 kur ndodhën sulmet në Paris janë shtuar, por autoritetet duhet të merren edhe me luftën për ndikim mbi mediat sociale”, tha Valls. Fushata e fundit publicitare, e cila ka për qëllim të luftojë propagandën përbëhet nga dy video të filmuar nga pikëpamja e një djali dhe një vajze të cilët janë tunduar nga radikalizmi. Ata janë interaktivë dhe në fund vajza bën një martesë të detyruar në Siri, ndërsa djali kryen sulm terrorist.