Hetuesit francezë kanë identifikuar një prej atentatorëve të sulmeve në Paris. Bëhet fjalë për Omar Ismail Mostefai shtetasi francez 29 vjecar me rekorde kriminale që njihet për lidhjet e tij me ekstremistët.

Hetuesit e kanë identifikuar pasi gjetën në qendrën e koncerteve “Bataclan”  shenjat e tij të gishtërinjve ku tre kamikazë hodhën veten në erë. Policia po heton edhe familjen e 29 vjecarit ndërsa babai dhe vëllai i tij janë marrë në pyetje. “Është çmenduri. Edhe unë isha në Paris të premten në mbrëmje dhe e pashë terrorin” tha vëllai i madh i Mostefait për AFP përpara se të ndalohej nga policia. Ai tregoi se nuk kishte kontakte me të vëllanë prej vitesh për shkak të konflikteve familjare dhe se ishte habitur kur kishte mësuar se ishte bërë pjesë e ekstremistëve. Mostefai është nga qyteti i Kurkurone 25 kilomenta në jug të Parisit. Ai jetoi në Shartrë deri në 2012 dhe shkonte rregulisht në xhami. 29 vjecari ishte përfshirë në disa krime të vogla por nuk ishte dënuar asnjëherë. Sipas forcave të sigurisë ai ishte radikalizuar në 2010-ën por nuk ishte përfshirë në asnjë hetim për akuzën e terrorizmit. Prokurorët  po hetojnë nëse Omar Ismail Mostefai ka qenë apo jo në Siri vitet e fundit ku mund të ketë krijuar kontakte me militantët e Shtetit Islamik. Sipas prokurorëve 7 prej terroristëve të armatosur me kallashnikovë dhe jelek me eksploziv ishin organizuar një 3 grupe, por ka dyshime se disa terroristë të tjerë kanë arritur të largohen. Po ashti në periferi të Parisit është gjetur një tjetër mjet i braktisur me armatime i cili dyshohet se u përdor nga terroristët.

Artikulli paraprakQeveria shqiptare në krah të Francës, e hëna ditë zie
Artikulli tjetërKRYEMINISTRI FRANCEZ PARALAJMËRON: PRESIM SULME SËRISH