Francë, një person i armatosur merr peng 7 qytetarë

Ngjarja po zhvillohet në një agjenci udhëtimesh në qendër të Parisit 7 qytetarë po mbahen peng nga një person i armatosur brenda një agjencie udhëtimit në qendër të Parisit. Lajmi bëhet i ditur nga burime afër policisë franceze, që theksojnë se po zhvillohet një operacion i forcave të rendit. Policia franceze ka vendosur një perimetër sigurie përreth zonës ku po zhvillohet ngjarja. I vetmi detaj i bërë publik nga mediat, është se agresori mban në dorë një armë zjarri. Sipas disa burimeve, shkruan “Le Parisien”, ngjarja mund të jetë një tentativë për grabitje e shkuar keq dhe nuk ka lidhje me terrorizmin.

Artikulli paraprakEURODEPUTETJA GREKE:GJENDEM MES GREQIZMIT TË VORIOEPIRIT
Artikulli tjetërFAST & FURIOUS” NË TIRANË, POLICIA NË NDJEKJE TË NJË MAKINE “REBELE”