Franca ka mbyllur zgjedhjet për drejtuesit në 13 rajonet e saj, duke zhgënjyer sërish partinë e presidentit Makron dhe ekstremin e djathtë.

Pjesëmarrja në votimet e së dielës ishte e ulët si dy fundjava më parë, afër 30-përqindëshit.

Abstenimi në masë rezultoi në dëm të partive që synonin pozita më të forta para zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm.

E djathta ekstreme e Marin Lë Penit nuk arriti të marrë asnjë rajon përtej parashikimeve, njësoj si centristët e kreut të shtetit, Emanuel Makron.

Të parët u renditën republikanët me aleatët dhe Partia Socialiste duke siguruar drejtimin e pushtetit lokal në 13 nga 17 presidencat rajonale.

“Kjo fitore është për të gjithë ata që sot dolën dhe panë përtej diferencave, prirjeve politike, filozofike, sociale apo fetare. Ju vendosët të bëheni bashkë kundër rrezikut që përfaqëson e djathta ekstreme. Sot fitoi logjika e unitetit.”

“Sot nuk fituam asnjë rajon sepse pushtetarët, me ndihmën e aleancave të panatyrshme, bënë gjithçka që të mos i tregojmë popullit francez kapacitetin për të drejtuar ekzekutivin rajonal. Gjithë energjinë time do ta përdor tani për ta rehabilituar politikën franceze.”

Zgjedhjet e fundit rajonale u shtynë me tre muaj prej kushteve të pandemisë.

Rajonet franceze luajnë rol të rëndësishëm në vendimmarrjen në fusha të caktuara, si transporti publik, politikat e arsimimit dhe zhvillimit ekonomik.

Artikulli paraprakSI TA FILLONI JAVËN MBARË, JA ÇFARË DUHET TË BËNI DITËN E HËNË
Artikulli tjetërTAKIMI KURTI-VUÇIÇ, VJOSA OSMANI: SERBIA ISHTE E PAPËRGATITUR! BE NUK PO MBAN PREMTIMIN PËR LIBERALIZIMIN E VIZAVE TË KOSOVËS