Atleti shkodran Franko Burraj ka bërë një tjetër paraqitje të mirë në aktivitetin e rradhës, atë të turneut ndërkombëtar që zhvillohet çdo vit në Tivar të Malit të Zi. Sportisti i Vllaznisë ka dominuar në dy gara, në 100 dhe 400-metra. Në këto gara, ai zuri vende të para, duke treguar edhe njëherë tjetër për formën e shkëlqyer sportive që po kalon Burraj. Vetë ai thotë se është mjaft i lumtur për këto gara të fituara.
Burraj flet edhe për mungesën e kushteve që Shqipëria ka në krahasim me vendet e tjera.
Në këtë mënyrë, mbyllet me sukses një tjetër aktivitet për Franko Burrajn dhe trajnerin e tij Bruno Rrotani, duke shkëlqyer edhe në turneun ndërkombëtar të Tivarit.