Atleti i talentuar, Franko Burraj është renditur i pari në garën e 400-metrave në “European Challenger Championships” në Monako, duke rregjistruar kohën prej 46.45-sekondash. Ky rezultat i jashtëzakonshëm është fryt i punës së palodhur, përkushtimit, disiplinës dhe talentit të Burrajt, i cili në fjalët e tij, në një intervistë për “Star Plus”, thotë se e priste një triumf të tillë.
Sukseset e Franko Burrajt, vit pas viti, janë një dëshmi e traditës së pasur sportive që Vllaznia dhe trajnerët e saj vazhdojnë të kontribuojnë çdo ditë në zhvillimin dhe suksesin e atletëve tanë.

Artikulli paraprakMESAZHE PAQEJE PËRMES ARTIT NË PARKUN E SHATËRVANIT
Artikulli tjetërARDIT HILA DHE ARSID TEMJA RINOVOJNË ME BESËLIDHJEN PËR SEZONIN E RI