Atleti shkodran Franko Burraj ka bërë një paraqitje shumë pozitive në garat e “European Team Championship” që po zhvillohen në Maribor të Sllovenisë. Ai ka zënë vendin e parë në garën e 400-metrave, duke merituar edhe medaljen e artë të këtij aktiviteti. Megjithatë, ajo ç’ka është më e rëndësishmja ka qenë koha që ai e ka realizuar në këtë garë. Burraj i ka përshkruar 400-metrat me kohën fantastike 45’87, duke vendosur në këtë mënyrë edhe një rekord të ri kombëtar. Rekordi i mëparshëm mbahej po nga ai, por me kohën 46’14. Në këtë mënyrë, atleti i Vllaznisë bëhet i pari sportist shqiptar në historinë e atletikës shqiptare, i cili e zbret kohën e kësaj gare nën kufirin e 46-sekondave. Një arritje fantastike e atletit Franko Burraj, por edhe e trajnerit të tij Bruno Rrotani, të cilët vazhdojnë të shkëlqejnë dhe të arrijnë rezultate shumë të larta, si në arenën kombëtare, ashtu edhe atë ndërkombëtare.

Artikulli paraprakQYTETARËT: ÇMIMET SIPAS “OREKSIT” TË TREGTARËVE
Artikulli tjetërNETANYAHU FALËNDERON DONALD TRUMP: MBËSHTETJA JUAJ SHUMË E RËNDËSISHME PËR IZRAELIN