KREU I FRD-së BAMIR TOPI DEKLARON ËSHTË I HAPUR PËR KOALICIONIN NË 21 QERSHOR.

BAMIR TOPI – KRYETAR FRD

Fryma e Re Demokratike e ish-presidenti Bamir Topi ka pranuar ftesën e kryeministrit Edi Rama për të nisur negociatat drejt një bashkimi të mundshëm në koalicion për zgjedhjet lokale të 21 Qershorit. Asambleja Kombëtare e FRD certifikoi grupin negociator që do të drejtohet nga kryetari Bamir Topi, Gazmend Oketa dhe Sali Shehu.Topi tha se FRD do të paraqesë gjatë negociatave nevojën për rregullime në Kushtetutën e Shqipërisë, dhe në Kodin Zgjedhor.